Përse të punosh në FERCAM
Përse të punosh në FERCAM
Përse të zgjedhësh FERCAM

6 arsye që të zgjedhësh FERCAM

Çfarë na dallon nga realitetet e tjera të punës? Cilat karakteristika përshkruajnë më mirë misionin tonë profesional? Nga se nuk mund të heqim dorë kurrë? Për ata që pyesin veten se përse duhet të zgjedhin të bëhen pjesë e ekipit të FERCAM, kemi 6 arsye të shkëlqyera

Kompetenca

Ne u ofrojmë klientëve tanë shërbime logjistike shumë të specializuara, nga ngarkesat e plota në ngarkesat në grup, përmes kontratave logjistike, dërgesave përmes detit dhe me avion, shpërnguljeve, panaireve e shumë gjëra të tjera. Kompania jonë ofron shumë mundësi zhvillimi, specializimi dhe ballafaqimi për ata që duan të hyjnë në ekipin tonë.

Cilësia

Objekti ynë kryesor është që t’u ofrojmë klientëve një shërbim të një cilësie shumë të lartë dhe japim më të mirën tonë për të garantuar që çdo hap i procesit të respektojë standardet tona të përbashkëta. Nëse nuk i druheni sfidave dhe gjeni kënaqësi në një punë të bërë mirë, FERCAM është pikërisht për ju.

Teknologjia

Besojmë se investimi në teknologji efikase dhe avangardë është karta fituese për një kompani logjistike. Informatika, automatizimi, proceset e shpejta, modernizimi i vazhdueshëm dhe digjitalizimi: FERCAM është në zhvillim të vazhdueshëm.

Qëndrueshmëri

Jemi të ndërgjegjshëm që sektori i transporteve ka një ndikim në mjedis. Prandaj angazhohemi aktivisht për të gjetur zgjidhje mbrojtëse dhe ekologjike, sepse e kemi vërtet për zemër mbrojtjen e mjedisit. 

Rritja

Nxitja e zhvillimit të njerëzve ka një rëndësi kapitale, pasi duke u rritur ata, rritet edhe kompania. Këtë qark të virtytshëm e mbështesim me procese të strukturuara dhe formim të dedikuar, në mënyrë të personalizuar sipas nevojave të secilit prej bashkëpunëtorëve/individëve.

Siguria

Për mallrat që transportojmë dhe për ata që punojnë me ne duam të garantojmë respektimin e shëndetit dhe të sigurisë, gjithmonë dhe me çdo kusht. Për këtë arsye, zhvillojmë auditime periodike dhe kemi krijuar struktura të brendshme për mbrojtjen maksimale të këtyre aspekteve. Me FERCAM nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.