Logjistikë ndërkombëtare e integruar nga Shqipëria
FERCAM Albania zgjeron shërbimet e saj me transport ajror dhe detar, duke i dhënë kompanive në Shqipëri akses të drejtpërdrejtë në rrugët kryesore të tregtisë nderkombetare.
Tashmë një partner i besueshëm për transport rrugor, dhe këshillim doganor, FERCAM ofron zgjidhje të plota për transport ndërkombëtar, duke menaxhuar mallrat tuaja nga vendi i nisjes deri te destinacioni përfundimtar, nëpërmjet tokës, detit ose ajrit.
Me këtë zgjerim strategjik, FERCAM Albania bëhet një ofrues i plotë i shërbimeve logjistike, që mbulon çdo mënyrë transporti për dërgesat brenda dhe jashtë vendit. Klientët përfitojnë nga procedura më të thjeshta dhe transparencë të plotë në çdo fazë të transportit.
FERCAM ka mbi 20 vjet eksperiencë të provuar në transport ajror dhe detar, me prezencë direkte në qendra kyçe globale dhe një rrjet partnerësh të certifikuar dhe të besueshëm. Kjo eksperiencë tani është në dispozicion edhe në Shqipëri, falë një ekipi të dedikuar që koordinon në mënyrë efikase të gjitha aktivitetet e importit dhe eksportit në tregjet kryesore botërore.
Transporti Ajor: Shpetësi Siguri dhe Gjurmim për Dërgesat urgjente
Transporti ajror është zgjidhja ideale kur koha e transitit është vendimtare, për shembull për pjesë këmbimi urgjente, pajisje elektronike me vlerë të lartë apo mallra të ndjeshëm që kërkojnë dorëzim të shpejtë dhe të sigurt. FERCAM Albania ofron lidhje të drejtpërdrejta me rrjetin e kompanive kryesore ajrore ndërkombëtare, me nisje nga të gjitha aeroportet kryesore evropiane dhe lidhje të besueshme për destinacione në mbarë botën.
Procedurat tona menaxhohen nga agjentë të certifikuar nga IATA, që garantojnë përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të transportit ajror dhe shërbim cilësor. Ofrojmë transporte ditore të konsoliduara, ideale për klientët me volum të përsëritur ose që kërkojnë zgjidhje fleksibile dhe ekonomike. Ekspertët tanë ndihmojnë me dokumentacionin, paketimin, sigurimin e mallrave dhe çështjet rregullatore, për t’u siguruar që mallrat tuaja të trajtohen me kujdes dhe të mbërrijnë në kohë.
Pavarësisht nëse operoni në industrinë e modës, shëndetësisë, teknologjisë së lartë apo prodhimit industrial, zgjidhjet tona të transportit ajror ofrojnë besueshmërinë, gadishmerine dhe saktësinë që kërkon rrjeti juaj i furnizimit."


Transporti detar: zgjidhje fleksibël dhe me kosto të optimizuar, të krijuara për tregtinë ndërkombëtare
Kur prioriteti është ulja e kostove, edhe pse me kohë më të gjatë transporti, transporti detar është mënyra ideale, veçanërisht për mallra me volum të madh, jo urgjentë ose ngarkesa të mëdha. FERCAM Albania ofron shërbime të organizuara dhe të zgjerueshme për logjistikën detare, duke menaxhuar mallrat në të gjitha portet kryesore ndërkombëtare përmes partneriteteve të gjata me kompanitë më të njohura të anijeve.
Ofrojmë zgjidhje për ngarkesa me kontejner të plotë (FCL) dhe ngarkesa me kontejner të pjesëtuar (LCL). FCL është më i përshtatshëm për volum të mëdhenj ose mallra që kërkojnë hapësirë dhe siguri të dedikuar, ndërsa LCL është një shërbim ekonomik grupimi që ju lejon të ndani hapësirën e kontejnerit dhe të ulni kostot pa humbur besueshmërinë.
Të gjitha operacionet mbështeten nga një rrjet magazinash me leje doganore dhe TVA, që sigurojnë trajtim të rregullt dhe efikas të mallrave para dhe pas transportit detar. FERCAM menaxhon edhe procedurat doganore me një ekip të specializuar që garanton zgjidhje të shpejta dhe përputhje të plotë me rregulloret e import-eksportit.
Me transportin detar përfitoni modelin tonë të logjistikës “derë më derë”, ku koordinojmë pjesën detare së bashku me transportin rrugor para dhe pas saj. Qoftë për Azi, Amerikë apo Mesdhe, zgjidhjet tona detare kombinojnë mbulim global me mbështetje lokale, duke siguruar kohë të parashikueshme të transitit, kosto të optimizuara dhe procedura te sigurta.
- Një kontakt i vetëm për transport ajror, detar dhe rrugor
- Eksperiencë nderkombetare, njohuri lokale
- Rrjet i besueshëm partnerësh ndërkombëtarë
- Ekip i trajnuar dhe i përkushtuar
- Konsulencë per procedurat doganore
- Zgjidhje fleksibile, të përshtatura për biznesin tuaj