Shërbim asistence doganore për importin dhe eksportin - FERCAM
Shërbim asistence doganore për importin dhe eksportin - FERCAM
Asistencë doganore dhe fiskale

Shërbim asistence doganore për importet dhe eksportet

Shërbimi ynë i konsulencës doganore i përgjigjet nevojave të kompanive që operojnë me tregun e huaj.

Ekspertizë në menaxhimin e praktikave doganore për dërgesat tuaja ndërkombëtare

Nëse kompania juaj operon me tregun e huaj, e dini pa dyshim se sa i rëndësishëm është një menaxhim i saktë dhe i shpejtë i praktikave doganore për të qenë konkurrues në raportet tregtare.
FERCAM ka autorizimin e operatorit ekonomik të autorizuar plotësisht (AEOF) dhe njihet nga autoritetet doganore për standardet e përshtatshme të kompetencave dhe kualifikimeve profesionale në sektorin doganor, krahas ofrimit të standardeve të përshtatshme të sigurisë.
 
Besojini konsulencës së specializuar të FERCAM: mund të përfitoni nga përvoja jonë shumëvjeçare, e mbështetur nga sistemet telematike avangardë dhe në novacion të vazhdueshëm. Stafi ynë ofron asistencë të dedikuar, për të kapërcyer kufijtë me mallrat tuaj me siguri dhe qetësi.

Çfarë përfshin shërbimi i asistencës doganore dhe fiskale?

FERCAM, në cilësinë e operatorit AEO, menaxhon për ju gjithë praktikat doganore, ka autorizimin e depos së autorizuar, dhe mund të kryejë veprimtari doganore në magazinat e veta.
  • Me depon tonë doganore ofrojmë mundësinë e importimit të mallit nga jashtë, duke qëndruar në pezullim të të drejtave doganore dhe taksave kombëtare deri në vendimin e destinacionit të këtij malli. FERCAM ofron shfrytëzimin e depos doganore për operatorët ekonomikë me lehtësime interesante, mbi të gjitha në tregtinë tranzit. Kjo ju mundëson ta blini mallin n momentin kur oferta në tregun e jashtëm është më e favorshme dhe ta shisni në momentin më të leverdishëm nga këndvështrimi monetar.
  • Depoja fiskale me qëllimin e TVSH-së ofron mundësinë e importimit të mallit nga jashtë, duke qëndruar në pezullim të taksave kombëtare deri në vendimin e destinacionit të mallit, duke pasur kështu një përparësi në aspektin e likuiditetit të arkës.
  • FERCAM mund t’i heqë praktikat administrative dhe fiskale për produktet që i nënshtrohen regjimit të akcizave (alkoolike dhe energjetike), duke pasur licenca të depozitave fiskale dhe marrës të regjistruar. Ofrojmë një shërbim ekskluziv për ata që duan të blejnë apo të shesin produkte që janë subjekt i akcizave në vendet e tjera komunitare, por nuk kanë një kod akcize për verën ose birrën, ose kanë nevojë për asistencë për transmetimin e kontabilitetit të tyre autoriteteve doganore kompetente.
  • Me anën e një strukture të specializuar si pjesë të grupit të saj, FERCAM propozon menaxhimin e shërbimit Intrastat për llogari të palëve të treta, duke garantuar kështu një kursim të leverdishëm të kohës.

Përparësitë e shërbimit doganor të FERCAM

Shërbimet tona kryesore:

  • Procese dhe deklarata doganore eksportimi dhe importimi mallrash nga dhe drejt vendeve jashtë BE-së;
  • Procese doganore eksportimi dhe importimi të njëkohshëm;
  • Perfeksionime aktive dhe pasive;
  • Lëshim dokumentesh tranziti;
  • Përpunim dhe klasifikim merceologjik, duke përfshirë lëshimin e certifikatave doganore të detyrueshme I.T.V. (Informacion Tarifor i Detyrueshëm)
  • Konsulencë dhe asistencë për certifikimin, me qëllim origjinën I.V.O. (Informacion i Detyrueshëm për Origjinën);
  • Konsulenca dhe procese praktike me qëllim marrjen e certifikimit A.E.O.;
  • Konsulencë për marrjen e statusit të eksportuesit të autorizuar;
  • Konsulencë dhe asistencë për mallrat që janë objekt i akcizës, të llojit alkoolik ose energjetik;
  • Asistencë në kërkesën për procedura dhe koncesione doganore dhe fiskale të akcizës;
  • Deklarata INTRASTAT për llogari të palëve të treta, që lidhen me shkëmbimin e të mirave dhe shërbimeve ndërkomunitare;
  • Kërkesë për certifikatat e origjinës;
  • Kërkesë titujsh importimi dhe eksportimi në MISE.

Vendet e miratuara (ish procedura në vendbanim)
  • Lëshimi i faturave doganore si për importimet nga vendet JASHTË BE-së, ashtu edhe për eksportimet drejt vendeve JASHTË BE-së
  • Emetim dhe lëshim i dokumenteve të tranzitit (T1 dhe T2)
  • Futje me ekstraktim në depon doganore.
Depoja doganore
Mundëson pezullimin nga pagesa të të drejtave doganore dhe TVSH-së për mallrat që vijnë nga vendet jashtë BE-së për një periudhë të pacaktuar.
Depo - TVSH
Mundëson pezullimin e taksës nga pagesa.
Depo fiskale - akcizë
Mundëson dërgimin, marrjen dhe magazinimin për llogari të palëve të treta, të mallrave që janë subjekt i “akcizës”.
Shërbimi Intrastat
Deklarata, për llogari të palëve të treta, të transferimit të të mirave dhe shërbimeve në sferën komunitare.
Gjej filialin më të afërt
Zgjidh shërbimin e dëshiruar dhe qytetin, për të gjetur filialin më të afërt
loading...

Na kontakto për shërbimin e asistencës doganore

Të dhëna për kompaninë