I.T. Zgjidhjet - FERCAM
I.T. Zgjidhjet - FERCAM
I.T. Solutions

I.T. Solutions

Teknologjia e informacionit si përparësi konkurruese
FERCAM ka në brendësi të saj një departament të zhvilluar dhe novator të teknologjisë së informacionit, që ndjek drejtpërdrejt aspektet teknologjike dhe ato të zbatimit. Kjo bën të mundur që të ofrojmë një shërbim të shpejtë avangardë dhe që t’ju japin garancinë e një shërbimi cilësor. Falë infrastrukturave tona teknologjike të gjeneratës së fundit dhe softuerëve menaxhues të specializuar për çdo biznes, ofrojmë një shërbim të besueshëm dhe të sigurt, që na mundëson të ndjekim mallrat gjatë të gjitha fazave të zinxhirit furnizues, nga tërheqja e tyre deri në dorëzimin tek klienti fundor.

Zhvillimi i brendshëm

Nëpërmjet grupeve të zhvillimit të brendshëm, mund të ofrojmë shërbime asistence të aplikuar vertikale, që mund të përmbushë nevojat e çdo klienti specifik. Mes platformave tona më të rëndësishme kemi  Portalin B2B: një portal i dedikuar për klientët e FERCAM, që lejon një identifikim të vetëm, për të hyrë në të gjitha aplikacionet e nevojshme dhe për të menaxhuar veprimtaritë vetjake me FERCAM: gjurmimi, faturimi dhe nënshkrimi automatik, menaxhimi i tërheqjes së mallrave e shumë të tjera.

Sistemet e monitorimit

Sistemet tona të monitorimit të vazhdueshëm të eventeve të filialeve, të integruar me sistemet e mbikëqyrjes dhe njoftimit shumë-kanalësh, mundësojnë vizibilitetin dhe kontrollin e plotë të gjendjes së shërbimit, në çdo moment.

Track & Trace i avancuar për gjurmimin e mallrave, ofron informacione përmes internetit dhe POD (Prova e dorëzimit)
FERCAM Mobile: Shoferët tanë, të pajisur me pajisje të dedikuara, përdorin aplikacionin FERCAM Mobile që kur lidhet me sistemet tona të menaxhimit, mundëson menaxhimin e porosive tona, dorëzimeve dhe tërheqjeve, me dërgimin automatik të provave të dorëzimit (POD) që janë të disponueshme menjëherë për klientët tanë. 

EDI (Shkëmbimi Elektronik i të Dhënave)

EDI i mundëson klientit që të lidhen me FERCAM, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt për shkëmbimin e informacioneve dhe të dokumenteve në mënyrë automatike. Falë një përvoje disavjeçare në përdorimin e teknologjisë EDI dhe të personelit të specializuar, FERCAM sot lidhet çdo ditë me më shumë se 700 klientë të shërbimeve të transportit dhe kryen çdo ditë mbi 100 000 transaksione elektronike. Vetëm në vitin 2021, klientët e rinj të integruar përmes EDI ishin 259.