QHSE - Cilësia, shëndetit, siguria dhe ambienti
FERCAM, e themeluar në Bolzano, porta e Dolomiteve dhe sot pasuri e mbrojtur nga UNESCO, ka qenë dhe vazhdon të jetë e ndërgjegjshme për përgjegjësinë kundrejt mjedisit, dhe angazhohet që të promovojë veprimtari që nxisin reduktimin e 'ndikimit mjedisor që shkaktohet nga veprimtaritë e saj.
Objektivi i FERCAM është ofrimi i shërbimeve të transportit dhe të logjistikës me nivel cilësor, që t’i përgjigjen kërkesave të klientëve tanë, duke pasur parasysh gjithë palët e interesuara, në përputhje me normativën në fuqi për mjedisin dhe sigurinë në punë. Me qëllim përmbushjen e këtyre nevojave, FERCAM ka zbatuar një sistem menaxhimi të integruar të cilësisë, mjedisit, shëndetit dhe sigurisë. Ky sistem merr parasysh aspektet sociale, mjedisore dhe ekonomike, në mënyrë që të menaxhojë proceset e kompanisë në një optikë efikasiteti dhe efektshmërie, si dhe të optimalizojë konsumin energjetik dhe të lëndëve të para, duke nxitur menaxhimin e mbetjeve të orientuar drejt reduktimit dhe ripërdorimit të tyre.
Veç të tjerash, FERCAM angazhohet që të ruajë shëndetin dhe sigurinë e partnerëve të saj që operojnë vazhdimisht në qendrat produktive, duke i propozuar dhe përfshirë ata në projekte përmirësuese që synojnë reduktimin e aksidenteve dhe incidenteve.
E gjithë kjo përfshihet në politikën e kompanisë sonë, është redaktuar duke iu referuar misioni dhe vlerave, në aspektin e cilësisë, mjedisit dhe sigurisë.