Vlerat tona
Vlerat tona janë sjelljet ideale nga të cilat frymëzohemi, në bazë të të cilave krijojmë çdo ditë një kulturë korporative të përbashkët, me të cilën identifikohemi dhe që na ndihmon në zgjedhjet individuale.

Vlerat tona janë sjelljet ideale nga të cilat frymëzohemi, në bazë të të cilave krijojmë çdo ditë një kulturë korporative të përbashkët, me të cilën identifikohemi dhe që na ndihmon në zgjedhjet individuale.

Vendosmëria
Ne të FERCAM… kemi një dëshirë të madhe që të fitojmë sfidat që i kemi vënë vetes dhe dallohemi për angazhimin dhe proaktivitetit tonë. Japim gjithmonë maksimumin, jemi shumë të motivuar dhe i përballojmë pengesat duke parë mundësitë përtej lodhjes për t’i kapërcyer, duke e mbështetur njëri-tjetrin reciprokisht dhe duke punuar si skuadër. I vëmë vetes objektiva sfidues, ndajmë arsyet me ekipin dhe marrim përgjegjësinë për rezultatet.
Besueshmëria
Për ne të FERCAM… besueshmëria është gjithçka. Pa besueshmëri, çdo proces, projekt ose raport (i premtuar) nuk funksionon. Për këtë arsye, kur marrim përsipër nevojat e shprehura nga ndërmjetësit tanë, i qëndrojmë besnikë marrëveshjes dhe çojmë deri në fund veprimtaritë e nevojshme në mënyrë aktive për të arritur rezultatin e pritur.E dimë që jemi njerëz tek të cilët bashkëpunëtorët tanë referohen dhe orientohen, kur kanë nevojë për ne (për shembull në xhunglën e përparësive). Ne i mbështesim dhe u japim atyre mbi të gjitha besim në momentet më të vështira, në mënyrë që të mund të jenë edhe ata vetë të besueshëm.

Respekti
Për ne të FERCAM… respekti është çelës për një bashkëpunim të mirë. Tregojmë respekt jo vetëm duke përshëndetur dhe falënderuar gjithmonë kolegët, por mbi të gjitha, duke mos bërë dallime (gjinia, etnia, feja, përkatësia politike) dhe duke mos bërë favorizime të pajustifikuara. Respektojmë rregullat e funksionimit, rolet dhe përgjegjësitë korporative. E fitojmë respektin e kolegëve me angazhimin tonë dhe rezultatet e çdo dite. Vlerësojmë pozitivisht ose jo një proces apo një rezultat, por nuk i gjykojmë asnjëherë njerëzit (ose karakterin, besimet ose vlerat e tyre). Dimë ta njohim kontributin e secilit, duke falënderuar ose duke dhënë përshtypjet tona transparente dhe të përpikta, për të dhënë stimuj ndërtues rritjeje.
Entuziazmi
Ne të FERCAM… jemi persona pozitivë. Veprimet tona karakterizohen nga pasioni dhe përkushtimi, duke kërkuar të tërheqim dhe të përfshijmë ata me të cilët bashkëpunojmë. Dalja nga zona e rehatisë është për ne një mënyrë për të kapërcyer kufijtë tanë dhe gëzohemi kur kemi mundësinë të mësojmë si nga gabimet, ashtu edhe nga sukseset, për të pasur gjithmonë mundësinë për përmirësim. Jemi gjithmonë në kërkim të rrugëve dhe zgjidhjeve të reja për të arritur dhe tejkaluar objektivat tanë. Përqafojmë ndryshimin duke i mbështetur bashkëpunëtorët në zhvillimin e talenteve të tyre dhe në tejkalimin e vështirësive.Jeta në FERCAM
Filialet FERCAM janë shpërndarë në territorin italian, evropian dhe afikanoverior, por ata që punojnë dhe jetojnë në FERCAM janë të bashkuar nga i njëjti vizion dhe nga vlera të përbashkëta. Jemi bashkëpunues dhe këmbëngulës, nuk na trembin sfidat dhe na pasionon kërkimi çdo ditë i zgjidhjes më të mirë. E respektojmë diversitetin dhe besojmë se cilësitë unike që i sjell skuadrës secili nga ne, janë një e mirë e çmuar për të mbrojtur.
Hyrja në kompani

Për të punësuarit e rinj kemi parashikuar një plan të strukturuar për hyrjen në kompani, për ndarjen e gjithë informacioneve të nevojshme dhe ofrimin që në fillim të instrumenteve operative të përshtatshme. Përmes mbështetjes së dedikuar dhe sipas një programi zhvillimi transparent të kompetencave, dëshirojmë t’i japim gjithkujt mundësinë për të korrur frytet e punës vetjake me kënaqësi. Pas mundësisë së ofruar për të njohur filialin e tyre, kolegët tanë ftohen më pas në Bolzano, ku ndodhet secila jonë qendrore, për ditët FERCAM Days. Ky event special është mundësia për të takuar menaxherët e lartë të kompanisë dhe për t’u përfshirë në shpirtin e FERCAM, duke zbuluar njëkohësisht mundësitë e shumta të zhvillimit individual dhe të rritjes.
Rritja në FERCAM

Në FERCAM ofrojmë mundësi të shumta zhvillimi, me procese rritjeje horizontale dhe vertikale. I japim shumë rëndësi preferencave personale, duke lehtësuar edhe transferimet në seli të ndryshme. Mes veprimtarive zhvilluese, kemi krijuar FERCAM Academy, ku propozohen programe formimi dhe trajnimi, si me prani fizike ashtu edhe me formatin e mësimit përmes internetit (e-learning), dhe plane formimi specifik, si për shembull Sales Academy ose Leadership Academy.
Mirëqenia në kompani

Klima e punës dhe mirëqenia e njerëzve janë në vend të parë në FERCAM. Zhvillojmë periodikisht analiza të posaçme, për të zbuluar pikat tona të forta dhe fushat që kërkojnë ndërhyrje. Hetimet realizohen në formë anonime falë partnerëve të jashtëm të besuar, dhe na kanë dhënë gjithmonë sinjale të vlefshme për të kuptuar sesi të garantojmë një mjedis pune të qetë për të gjithë.
FERCAM së bashku

Dëshirojmë të jetojmë në FERCAM së bashku: nën moton "FERCAM Together" organizojmë çdo vit evente për t’u argëtuar së bashku, shkëmbejmë tregime dhe fotografi në komunitetet tona të brendshme sociale.