Mjedisi dhe respektimi i tij
Për FERCAM, mbrojtja e mjedisit është faktor i rëndësishëm për zhvillimin vetjak dhe operon në treg duke u orientuar drejt një qasjeje të ndërgjegjshme ekonomike, mjedisore dhe sociale.
Clean, smarter logistics
Duke iu referuar 17 objektivave strategjikë të zhvillimit duke respektuar mjedisin (Objektivat e zhvillimit duke respektuar mjedisin ose SDG-të), të përcaktuar në Agjendën 2030 të OKB-së, kemi identifikuar objektivat, në të cilat mendojmë se do të jepnim një kontribut aktiv.
Ajo që ne bëjmë në kuadër të angazhimit tonë për mjedisin dhe respektimin e tij është
Mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit të menaxhimit mjedisor, bazuar në standardin ISO 14001
me qëllim garantimin e një qasjeje sistematike në menaxhimin e aspekteve dhe ndikime mjedisore, që lidhen me veprimtaritë vetjake
Monitorimi dhe, atje ku është e mundur, reduktimi i ndikimit të veprimtarive vetjake në mjedis
në aspektin e shfrytëzimit të burimeve energjetike, emetimet në atmosferë dhe menaxhimit të mbeturinave
Përfshirja e personelit dhe aksionarëve
përmes sensibilizimit dhe formimit për bashkëpunëtorët dhe komunikimi i rendimenteve përkatëse në respektimin e mjedisit
Reduktimi i ndikimeve mjedisore
- Zgjedhja e një flote avangardë që mundëson reduktimin e emetimeve
- Zhvillimi i transportit intermodal
- Zgjedhja e sistemeve për rritjen e efikasitetit të energjisë pranë magazinave
- Monitorimi i shërbimeve vetjake dhe hartimi i raportit të respektimit të mjedisit
- Monitorimi i emetimeve të CO2
Do të donit të dinit se sa është konsumi i energjisë dhe emetimet e një transporti? Tani mund ta përllogaritni lehtësisht me llogaritësin e CO2